Qeveria ukrainase u ka dorëzuar zyrtarëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës draft-marrëveshjen e finalizuar që i SHBA-së ofron qasje në rezervat e mineraleve të rralla. Marrëveshja ishte diskutuar të mërkurën në mes presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe presidentit të SHBA-së Donald Trump, ka raportuar “CNN”.
Kjo çështje po ashtu ishte biseduar edhe gjatë vizitës së sekretarit të Thesarit të Shtetit, Scott Bessent, në Kiev këtë javë.
Në një intervistë për Fox News të dielën e kaluar, Trumpi ka deklarua se ai u ka thënë ukrainasve se “dua ekuivalentin e 500 miliardë dollarëve të mineraleve të rralla, dhe ata u pajtuan që në fund ne të mos ndihemi budallenj”.
Zelensky përmes rrjetit social X ka thënë se mineralet nuk do jepen pa pagesë.
Edhe më herët presidenti ukrainas ka qenë i hapur për t’i dhënë qasje SHBA-së në mineralet e rralla në vend, që përfshinë depozita të grafitit, litiumit, berylliumit dhe uraniumit.