Botë

Ukraina u bën thirrje shtetasve që jetojnë jashtë të kthehen për të luftuar

Burrat ukrainas të moshave nga 25 deri 60 vjeç që jetojnë jashtë pritet të kthehen për shërbim ushtarak, ka thënë ministri i Mbrojtjes Rustem Umerov.

Ai e ka përshkruar këtë si një “ftesë” – por sugjeroi se do të kishte sanksione kundër atyre që nuk bashkëpunonin.

Presidenti Volodymyr Zelensky ka thënë se nevojiten 450,000-500,000 ushtarë të rinj, por arritja e kësaj është “çështje e ndjeshme”.

Kjo ka ardhur pasi kundërofensiva e Ukrainës duket se ka ngecur.

Kievi është përballur me pengesa edhe me ndihmat, me republikanët e SHBA-së që kanë bllokuar 61 miliardë dollarë dhe ndalimi nga Hungaria i marrëveshjes financiare të BE-së.