Ushtria ukrainase po vazhdon kundërofensivën ndaj caqeve ruse në disa lokacione. Por pos me predha, Ukraina po e sulmon ushtrinë ruse edhe me tallje në rrjetet sociale.
Një prej të shumtave e bënë në Twitter, ku pasi dy ushtarë u qëlluan nga lartësia, në videon e montuar është lëshuar tingulli i videolojës së famshme “Super Mario”.
Game over ☠??? pic.twitter.com/HxpMWyw4MY
— Оперативний ЗСУ (@operativno_ZSU) August 2, 2023
Muzika “tragjike” iu vendos kur ushtarët e Rusisë u lënduan rëndë nga sulmi me dronë.
Lokacioni i sulmit s’u bë i ditur, por blogu Operativno_ZSU vazhdon të publikojë pamje të ndryshme të sulmeve.