Rusia e ka konfirmuar se trupat ukrainase ia kanë qëlluar një luftanije në Detin Zi, ka raportuar BBC-ja.
Sulmi, nga ku humbi jetën të paktën një person, ka ndodhur në orët e vona të së hënës në portin Feodosiya në Krimenë e pushtuar nga Rusia.
?? А флоту на росії стає все менше!
— Inside the Armed Forces of Ukraine (@Inside_the_AFU) December 26, 2023
Цього разу услід за флагманом ЧФ рф – крейсером «Москва», прямує великий десантний корабель «Новочеркаськ». pic.twitter.com/xvfr6BtEve
Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se anija e madhe Novocherkassk u godit nga aeroplanët ukrainas që mbanin raketa të drejtuara.
Nga shpërthimi janë dëmtuar gjashtë ndërtesa dhe një numër i vogël njerëzish u dërguan në qendra të akomodimit të përkohshëm.
Operacionet e transportit të portit thuhet se po funksionojnë normalisht pasi zona u rrethua, ndërsa zjarri u vu nën kontroll.
Për sulmin ndaj luftanijes ruse ka reaguar presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
“Nuk do të ketë asnjë vend paqësor për pushtuesit në Ukrainë”, ka thënë ai.
Ndërsa, një ish-këshilltar i Kremlinit është shprehur se “sistemet e mbrojtjes ajrore duhet të forcohen”.
“Është e qartë se Ukrainës duhet t’i hiqet mundësia për të goditur Rusinë”, ka thënë Sergei Markov.
Krimea njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Ukrainës, por është nën pushtimin rus pasi ishte aneksuar në 2014-n.