Pos ushtrinë ruse, Ukraina po detyrohet ta “luftojë” edhe dimrin dhe ngricën e madhe që po mbizotëron territorin ukrainas.
TheSun ka shkruar të martën se temperaturat nën zero përgjatë vijave të frontit, agresioni rus dhe vështirësitë në qarkullim, po ia vështirësojnë lëvizjen ushtrisë së presidentit Volodymyr Zelensky.
Aktualisht, temperaturat në Ukrainën lindore kanë shkuar në minus 5 gradë celsius, e me ç’rast, armët po ngrihen, llogoret e reja nuk po mund të hapen dhe ushtarët po duken gjysmë të ngrirë derisa marshojnë në stuhi të borës.
VIDEO:
The Ukrainian military is showing the effects of cold weather during the war.#Ukraine #UkraineRussiaWar pic.twitter.com/9vJtU3KXDf
— Volkan Ayhan (@vayhan49) December 10, 2023
Instituti për Studimin e Luftës ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, po kerkon të rimarrë iniciativën përpara zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në marsin e 2024-s. Instituti ka theksuar se Putini ka urdhëruar kapjen e qytetit Avdiivka, kyç për të siguruar një zonë të përshtatshme për ushtarët rusë.
“Vitin e kaluar, njerëzit ishin pak a shumë optimistë”, ka deklaruar Solomiia Bobrovska, deputete ukrainase që shërben në Komitetin e Sigurisë Kombëtare.

Ndërsa, Zelensky së fundmi ka shprehur pakënaqësinë e tij për kundërsulmin, duke thënë se “ne nuk i arritëm rezultatet e dëshiruara”.
Ukraina e ka pranuar se ka marrë më pak kilometra katrorë tokë, Rusia ka pësuar humbje të mëdha karshi trupave vendase.