Ukraina e ka ndaluar përdorimin e Telegramit në pajisjet zyrtare të personelit qeveritar dhe ushtarak, si dhe për punonjësit e sektorit të mbrojtjes.
Këshilli Kombëtar i Sigurisë dhe Mbrojtjes ka thënë se kjo është bërë për të “minimizuar” kërcënimet nga Rusia, e cila ka nisur pushtimin e Ukrainës më 2022, raportoi BBC.
Telegrami përdoret gjerësisht nga qeveria dhe ushtria në Ukrainë dhe në Rusi.
Këshilli ka thënë se shefi i inteligjencës, Kyrylo Budanov, ka paraqitur prova të besueshme se shërbimet speciale ruse kanë aftësi të qasen te përdoruesit e Telegramit, edhe kur mesazhet fshihen.
Ndalimi do të jetë vetëm për pajisjet zyrtare, dhe jo për telefonat personal.