Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, Valeriy Zaluzhnyi, ka marrë përgjegjësinë për sulmet në bazat ajrore ruse në gadishullin e okupuar të Krimesë, shkroi të mërkurën “Al Jazeera”.
Në artikullin e publikuar në agjencinë shtetërore të lajmeve “Ukrinform”, Zaluzhnyi tha se sulmet janë kryer me raketa, por nuk ka dhënë detaje.
Ukraina deri tani ka lënë të kuptohet se është përfshirë në shpërthimet në Krime, por nuk kishte konfirmuar asgjë.
Sulmi në aeroportin Saky u bë më 9 gusht dhe nxori jashtë funksionit 10 avionë luftarakë rusë.
Atëkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se municionet e aviacionit kishin shpërthyer në bazë nga pakujdesia.
Ndërsa, zyrtarët në Krime thanë se një person mbeti i vrarë nga shpërthimi dhe disa të tjerë u lënduan.
Baza Saky është përdorur për të sulmuar zonat në jug të Ukrainës.