Botë

Ukraina ka hapur shtatë korridore humanitare

Ukraina është duke hapur shtatë korridore humanitare të enjten për të ndihmuar civilët ta lënë vendin duke përfshirë edhe Mariupolin, ka thënë deputetja Iryna Vereshchuk.

Korridoret humanitare janë zona ku aktiviteti i ushtrisë është pauzuar për t’i lënë civilët të kalojnë të sigurt.

Evakuimet kanë filluar tashmë në qytetin e Sumyt nën një armëpushim lokal, ka thënë qeveria lokale.

Ukraina dhe Rusia janë dakorduar për korridoret humanitare dhe bisedimet mes dyja vendeve janë duke u mbajtur sot në Turqi.

Ukraina ka akuzuar Rusinë se ka bombarduar spitalet e fëmijëve në Mariupol dhe në Kiev.