Botë

Ukraina godet rafinerinë e naftës në Moskë

Shpërthim në Rusi

Në kuadër të sulmit masiv me dronë në Rusi, ushtria ukrainase ka deklaruar se ka goditur “një numër të objektivave strategjike”, duke përfshirë “kapacitetet prodhuese të një rafinerie të naftës në Moskë”, raporton BBC.

Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë thënë se rafineria është e aftë të prodhojë deri në “11 milionë ton naftë për çdo vit” dhe siguron afërsisht “40-50% të benzinës dhe naftës në Moskë”.

Në deklaratë, përmendet gjithashtu se është goditur një stacion prodhues në Orlov, që vlerësohet shumë i rëndësishëm për menaxhimin e një naftësjellësi i cili lidhet me portin detar të Shën Petersburgut.

Lexo përditësimet tjera
sulm me drone

Sulme masive me dronë në Moskë

Të paktën një person ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur nga sulmet...