Ukraina është bërë zyrtarisht shteti i 125-të palë në Statutin e Romës të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) më 1 janar.
Një flamur ukrainas u vendos midis flamujve të palëve të tjera shtetërore në ICC-së në Hagë, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve ukrainase Ukrinform.
"Kjo do të thotë se Ukraina është tani një shtet me të drejta të plota në këtë traktat ndërkombëtar dhe ka të gjitha të drejtat dhe detyrimet e caktuara për shtetet palë”, ka thënë për Ukrinform zëdhënësi i ICC, Fadi el-Abdallah.
Parlamenti ukrainas ratifikoi Statutin e Romës në gusht të vitit 2024, 24 vjet që kur Kievi e nënshkroi për herë të parë.
Statuti i Romës është traktati themelues i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, dhe i jep asaj juridiksion mbi katër krime, gjenocid, krime kundër njerëzimit, krime lufte dhe krimin e agresionit.
Me anëtarësimin e Ukrainës, janë bërë 125 shtete që e kanë ratifikuar statutin. Rusia dhe SHBA-ja e nënshkruan traktatin, por më vonë tërhoqën nënshkrimet e tyre.
Si anëtare e ICC nga viti 2025, Ukraina do të ketë të gjitha të drejtat dhe detyrimet e caktuara për shtetet palë.