Avokati i Popullit në Ukrainë pretendon se Rusia ka përdorur bomba të ndaluara me fosfor në një sulm të kryer gjatë natës së të shtunës në Popasna në lindje të Ukrainës.
Luidmila Denisova ka shpërndarë një fotografi në rrjete sociale, ku pretendohet se është kryer ky sulm, por nuk ka thënë nëse Ukraina ka dëshmi konkrete, raporton agjencia Reuters.
“Bombardimi i një qyteti civil nga sulmuesit rusë me këto armë është një krim lufte dhe krim kundër njerëzimit sipas Konventës së Romës”, ka thënë Denisova në një deklaratë të publikuar.