Udhëheqësit e qeverisë në Amerikën Latinë kanë shprehur shqetësimin për sulmin iranian ndaj Izraelit, duke thënë se kjo situatë mund të çojë drejt përshkallëzimit në një luftë të tretë botërore.
Presidenti i Bolivisë, Lucho Arce, ka thënë se duhet urgjentisht të gjendet një zgjidhje për këtë konflikt, derisa ka bërë thirrje për mbledhje urgjente në OKB, raportoi TheGuardian.
“Lufta është mënyra më e keqe për t’i zgjidhur konfliktet ndërkombëtare. Përkundrazi, mënyra më efektive për ta shmangur atë është trajtimi i shkaqeve strukturore dhe konjukturale që e shkaktojnë këtë. Siç ka treguar historia e shekullit të XX, plagët mbetën ende të hapura. Në luftë s’ka fitues, të gjithë humbasin dhe përshkallëzimi i dhunës në mbarë botën e vë njerëzimin në rrezik zhdukjeje...I kërkojmë urgjentisht që Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së të thërrasë një takim për të parandaluar që ky konflikt të përshkallëzohet në një luftë të tretë botërore”, ka thënë Arce në rrjetin social X.
Sipas presidentit bolivian, shtetet dhe popujt duhet të angazhohen mbi parimet e jetës, paqes dhe të sigurisë.