Botë

Udhëheqësi de-facto i Sirisë mirëpret misionin e OKB-së në zonën neutrale me Izraelin

Ahmad al-Sharaa

Foto: Associated Press

Udhëheqësi de-facto i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ka thënë të enjten se vendi i tij është i gatshëm të mirëpresë forcat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në zonën neutrale të krijuar nga e njëjta organizatë afër kufirit të Sirisë me Izraelin, ka raportuar agjencia e lajmeve Reuters.

“Avancimi i Izraelit në rajon ishte si pasojë e pranisë së milicive iraniane dhe Hezbollahut. Pas çlirimit të Damaskut, besoj se ata nuk janë më të pranishëm aty. Sot ka pretekste që Izraeli po i përdor për të avancuar në rajonet siriane, në zonën neutrale”, ka thënë ai për këtë agjenci lajmesh.

Al-Sharaa u bë lider i Sirisë që nga rrëzimi i Bashar Al-Assadit nga pushteti në fillim të dhjetorit.