Botë

U bënë pjesë e sfidës së TikTokut, aksidentohen për vdekje adoleshentët në SHBA

Një aksident me veturë në SHBA nga i cili mbetën të vdekur katër adoleshentë mund të ketë qenë i lidhur me një sfidë në TikTok, raportoi AP të martën.

Gjashtë adoleshentë ishin në një veturë në shpejtësi të hënën kur u përplasën, tha policia. Vetura ishte raportuar e vjedhur të dielën.

Pesë pasagjerët u nxorën nga automjeti, katër prej tyre të moshave 14-17 vjeç vdiqën. Pasagjeri i pestë u hospitalizua në kujdes intensiv dhe shoferi 16-vjeçar u trajtua në spital dhe u lirua.

Policia tha se adoleshentët mund të kenë qenë pjesë e një sfide të TikTokut që inkurajon njerëzit të vjedhin vetura të markës Kia.

Sfida e ashtuquajtur “Kia” u publikua fillimisht gjatë verës. Shumë departamente të policisë kanë raportuar rritje të vjedhjeve të këtyre veturave që kur sfida ishte publikuar.