Botë

Tusk për tarifat e Trumpit: Paradoks mizor që BE-ja të testohet kështu nga një aleat

Donald Tusk

Foto: Associated Press

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka deklaruar se BE-ja “duhet të bëjë gjithçka që mundet për të shmangur këto luftëra tarifore ose luftëra tregtare krejtësisht të panevojshme dhe budallaqe”.

Para një takimi të liderëve të BE-së të hënën në Bruksel, Tusk ka thënë se do të ishte një "paradoks mizor" nëse BE-ja do të testohej në një mënyrë të tillë nga një aleat i ngushtë, teksa në të njëjtën kohë duhet të merret me kërcënimin e drejtpërdrejtë nga Rusia dhe zgjerimin kinez, raporton The Guardian.

Sipas Tusk, përgjigja ndaj Trumpit mund të jetë testi i parë serioz i unitetit të BE-së, megjithëse ai ka shtuar se  kjo vjen "në një kontekst shumë të çuditshëm", duke pasur parasysh kërcënimin për tarifat që vjen nga një aleat.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar të dielën vonë se mund të vendosë tarifa edhe ndaj BE-së, pas vendosjes së tarifave ndaj produkteve nga Kanadaja, Meksika dhe Kina.

Lexo përditësimet tjera
Kaja Kallas

Nga tarifat e Trumpit përfiton vetëm Kina, thotë shefja e BE-së

Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ka deklaruar se me tarifat e Trumpit...