Miliona votues kanë filluar t’u drejtohen qendrave të votimit në Turqi, teksa zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të këtij vendi kanë filluar në 08:00 me orën lokale të dielën.
Më shumë se 64.1 milionë njerëz janë regjistruar për të votuar, duke përfshirë mbi 1.76 milionë që kanë hedhur tashmë votat e tyre jashtë vendit dhe 4.9 milionë votues për herë të parë, raportoi “Anadolu Agency”.
Qytetarët turq mund t’u drejtohen 191.885 kuti votimi në tërë vendin. Çdo votues do të votojë për presidentin dhe për parlamentarët, të cilët do të shërbejnë për një mandat pesëvjeçar.
Votuesit do të zgjedhin midis Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, i cili kërkon rizgjedhjen, kandidatit kryesor të opozitës Kemal Kilicdaroglu dhe Sinan Ogan.
Muharrem Ince, një tjetër pretendent presidencial, u tërhoq nga gara të enjten.
Më shumë se 30 parti politike dhe mbi 150 kandidatë të pavarur deputetë do të garojnë në zgjedhje.
Në garë janë pesë blloqe shumëpartiake: Aleanca Popullore, Aleanca e Kombit, Aleanca e Paraardhësve, Aleanca e Punës dhe Lirisë dhe Aleanca e Bashkimit të Forcave Socialiste.