Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, ka bërë të ditur se ka shkuar në pesë numri i të vdekurve nga sulmi terrorist në selinë e industrisë turke të Hapësirës Ajrore, të mërkurën.
“Sulmi terrorist në TAI ka shumë të ngjarë të lidhet me veprimet e PKK-së, ky është vlerësimi ynë. Ne do të ndajmë provat e tjera sapo të bëhen të qarta”, ka deklaruar ai.
Një burrë dhe një grua kanë hyrë në ndërtesën e Hapësirës Ajrore, teksa njëri ka hedhur vetën në erë ndërkaq tjetri ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të rojeve të selisë.
LEXO EDHE: