Policia turke arrestoi një diplomat amerikan në aeroportin e Stambollit muajin e kaluar nën dyshime se ai ia kishte dorëzuar pasaportën e vet një shtetasi sirian, raporton BBC.
Zyrtarët policorë kanë treguar se siriani, i identifikuar si R.S., po tentonte të shkonte në Gjermani duke e përdorur pasaportën e diplomatit amerikan.
Amerikani thuhet se punonte në Konsullatën e SHBA-së në Beirut dhe kishte 10 mijë dollarë kur u arrestua.
Në xhirimet nga incidenti më 11 nëntor shihet ai duke shkëmbyer rrobat me sirianin.
Departamenti Amerikan i Shtetit nuk ka komentuar këto akuza që kanë dal të mërkurën.