Botë

Turqia akuzon Izraelin për vrasjen e tre turqve gjatë kalimit të kufirit Liban-Izrael

Turqia

Një sulm ajror izraelit ka vrarë tre qytetarë turq që tentuan të kalojnë kufirin Liban-Izrael në mënyrë ilegale, ka njoftuar ministria e Jashtme e Turqisë të mërkurën.

“Ne dënojmë me termet më të forta këtë sulm të paligjshëm që rezultoi me vdekjen e qytetarëve tonë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë, ku nuk përmendet se ku ka ndodhur incidenti, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.  

Ministria ka njoftuar se a filluar procedurat për kthimin e trupave në Turqi. 

“Siç kemi theksuar në çdo rast, Izraeli duhet të ndaloj menjëherë politikat e tij agresive që injorojnë jetën e njeriut dhe shkaktojnë rritje të tensioneve në rajonin tonë”, ka shtuar ministria në deklaratë.