Botë

Tumpi u ofron përfitime financiare 2 milionë punëtorë federalë që dorëhiqen

Donald Trump

Foto: Associated Press

Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar të martën se ka ofruar përfitime financiare për 2 milionë punëtorë federalë, për t’u dorëhequr, si pjesë e planit për të tkurrur administratën.  

Sipas një emaili të dërguar nga administrata për punëtorët federalë, “programi i dorëheqjes së shtyrë” do të lejonte që punëtorët federalë të paguheshin deri më 30 shtator, pa pasur nevojë të paraqiten në punë, dhe gjatë kësaj kohe detyrat e tyre të reduktoheshin ose largoheshin plotësisht, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”. 

Emaili iu ka dhënë punëtorëve kohë deri më 6 shkurt për të vendosur. Ata u udhëzuan të përgjigjen me email zyrtarë me fjalën “dorëhiqem”. Oferta është bër për punëtorët civilë, përveç atyre që punojnë me imigrimin, sigurinë kombëtare dhe ata që punojnë me shërbimin postar amerikan. 
Veprimi i papritshëm erdhi pasi Trumpi më herët kishte premtuar se do të tkurrë, pastrojë dhe rindërtoj qeverinë federale të SHBA-së si pjesë e prioriteteve të tij politike. 

Rreth 2.3 milionë punëtorë civilë punojnë për qeverinë federale të SHBA-së, pa llogaritur shërbimin postar, dhe agjencitë që lidhen me sigurinë kombëtare. Punët e tjera federale përfshijnë mbikëqyrjen e mirëqenies së veteranëve, inspektimin e agrikulturës dhe pagesat e faturave të qeverisë, në mesin e shumë punëve të tjera. 

Në email thuhet se administrata pret të shohë “një fuqi punëtore më të organizuar dhe fleksibile”. 
Derisa ushtria dhe disa agjenci pritet ta rrisin numrin e stafit, shumica e agjencive pritet të tkurren përmes disa masave. 

Punëtorët janë paralajmëruar se nuk mund të ju garantohet puna. 

“Për momentin, nuk mund të ju sigurojmë rreth punës tuaj, por nëse pozita juaj eliminohet ju do të trajtoheni me dinjitet... reforma e fuqisë punëtore federale do të jetë e madhe”, shkruhej më tej në email. 

Senatori demokrat Tim Kaine ka thërë thënë të martën se propozimi është “ofertë e rreme”, duke shtuar se Trumpi nuk e ka autoritetin të ofrojë atë dhe punëtorët mund të mos i marrin pagesat.
Nuk dihet se sa punëtorë do të pranonin ofertën dhe si do të ndikonte kjo në koston buxhetore. NBC News ka cituar një zyrtar të lartë të administratës i cili ka thënë se përafërsisht 5 deri në 10% e punëtorëve do të dorëhiqen, duke i kursyer qeverisë sipas tij, rreth 100 miliardë dollarë. 

Elon Musk, miliarderi i vendosur nga Trumpi për të udhëhequr nismën për uljen e shpenzimeve. Në fillim synimi ishte të kursehen 2 trilionë dollarë nga buxheti federal prej 6.8 trilionë dollarësh. Më vonë Musk ka deklaruar se me shumë gjasë një shumë më e vogël do të kursehet. 

Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar lëvizjen e Trumpit.

Punëtorët federal mund të marrin një punë tjetër dhe do të vazhdojnë të marrin fondet e pensionimit deri në fund të shtatorit. Agjencitë mund të kursejnë pozita specifike nga oferta. 

Kryesorëve të agjencive federale i’u është kërkuar të identifikojnë punëtorët që janë në provë ose ata që kanë shërbyer më pak se dy vjet. Këta punëtorë janë më të lehtë për t’u larguar nga puna. Po ashtu Trumpi ka pezulluar punësimin në agjencitë federale, përveç për ushtrinë, përforcimet për imigracionin, sigurinë kombëtare dhe punët për sigurinë publike. 

Po ashtu Trumpi ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që do ta bënte më të lehtë për të larguar nga puna mijëra punëtorë federalë, përmes riklasifikimit të statusit të punës së tyre.