Botë

Trupi i Nasrallahut nxirret nga vendi ku u vra

Hassan Nasrallah

Foto: Associated Press

Trupi i liderit të Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah është nxjerrë nga vendi i një sulmi ajror izraelit në periferitë jugore të Bejrutit dhe është i paprekur, kanë thënë një burim mjekësor dhe një burim sigurie për Reuters të dielën.

Ndonëse në deklaratën e Hezbollahut të shtunën që konfirmonte vdekjen e Nasrallahut nuk tregohej se si ai u vra saktësisht dhe as kur do të bëhej funerali i tij, dy burimet thanë se trupi i tij nuk kishte plagë të drejtpërdrejta dhe se dukej se shkaku i vdekjes ishte trauma nga forca e shpërthimit. 

Forcat Izraelite të Mbrojtjes (IDF) kanë bërë të ditur se po vazhdojnë sulmet ndaj caqeve të Hezbollahut.

LEXO EDHE: