Botë

Trumpi zgjedh ish-prokurorin e Përgjithshëm, Matt Whitaker për ambasador në NATO

Matt Whitaker

Foto: Associated Press

Presidenti i ardhshëm amerikan, Donald Trump po vazhdon ta formojë kabinetin e tij për mandatin e dytë në Shtëpinë e Bardhë.

Ai ka bërë të ditur së fundmi se ka zgjedhur ish-Prokurorin e Përgjithshëm në detyrë, Matt Whitaker për të shërbyer si ambasador i SHBA-së në NATO. 

Trumpi ka shprehur skepticizëm për aleancën ushtarake perëndimore prej vitesh.

Ai ka thënë në një deklaratë të mërkurën se Whitaker është "një luftëtar i fortë dhe patriot besnik i cili do të sigurojë që interesat e Shteteve të Bashkuara të avancohen dhe mbrohen, të forcojë marrëdhëniet me aleatët tanë të NATO-s dhe të qëndrojë i palëkundur përballë kërcënimeve ndaj paqes dhe stabilitetit”, raporton AP.

Përzgjedhja e Whitaker si përfaqësues i vendit në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut është një zgjedhje e pazakontë, duke pasur parasysh prejardhjen e tij si avokat dhe jo në politikën e jashtme.