Botë

Trumpi urdhëron dyfishim të tarifave ndaj aluminit dhe çelikut të Kanadasë

Donald Trump

Foto: Associated Press

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka urdhëruar rritje të tarifave ndaj aluminit dhe çelikut të importuar nga Kanada, dhe ka kërcënuar të vendosë më shumë taksa, pasi Ontario të hënën ka vendosur 25% tarifa në eksportet e energjisë elektrike për tri shtete të SHBA-së.

Në një postim të gjatë në rrjetin e tij social “Truth Social”, Trumpi ka thënë se “do të mbyllte përgjithmonë biznesin e prodhimtarinë së automobilave në Kanadë”, nëse shteti fqinj nuk u jep fund tarifave të paspecifikuara që ka vendosur ndaj produkteve amerikane. 

"Bazuar në një vendim të Ontarios, Kanada, për vendosjen e një tarife prej 25% për 'Elektricitetin' që vjen në Shtetet e Bashkuara, unë kam udhëzuar sekretarin tim të Tregtisë që të vendosë një tarifë SHTESË 25%, duke shkuar në 50%, për të gjithë çelikun dhe aluminin që vjen në Shtetet e Bashkuara nga Kanadaja. Kjo do të hyjë në fuqi nesër në mëngjes, 12 Mars...Së shpejti do të shpall një emergjencë kombëtare për energjinë elektrike brenda zonës së kërcënuar. Kjo do t'i lejojë SHBA-së të bëjë shpejt atë që duhet bërë për të lehtësuar këtë kërcënim abuziv nga Kanadaja. Nëse Kanadaja nuk ulë gjithashtu tarifa të tjera skandaloze, unë do të rris ndjeshëm, më 2 prill, tarifat për veturat që vijnë në SHBA, gjë e cila, në thelb, do të mbyllë përgjithmonë biznesin e prodhimit të automobilave në Kanada. Ato vetura mund të bëhen lehtësisht në SHBA...”, ka shkruar Trumpi