Botë

Trumpi u kërkon aleatëve në Azi t’i ndajnë shpenzimet për trupat amerikane në këto vende

Donald Trump

Foto: Associated Press

Dhjetëra mijëra trupat amerikane të stacionuara në Korenë e Jugut dhe Japoni po shihen të bëhen pjesë e negociatave për tarifa të presidentit amerikan Donald Trump, pavarësisht përpjekjeve nga të dy vendet për t’i ndarë bisedimet për sigurinë nga tregtia, ka raportuar agjencia e lajmeve “Retuers”. 

Në postimet e tij në platformën sociale “TruthSocial”, Trump ka shkruar se ndarja e shpenzimeve për mbrojtje do të jetë pjesë e negociatave me Seulin, dhe ka ngritur problemin e barrës së mbrojtjes gjatë vizitës nga zyrtarët japonez në Ëashington gjatë kësaj jave.

Në Japonia ndodhen rreth 50,000 trupa amerikane, ndërsa në Kore të Jugut 28,500. Të dy vendet mbështeten në ombrellën nukleare të SHBA-së për mbrojtje nga Kina, Rusia dhe Koreja e Veriut, dhe shihen si shumë të rëndësishme për aftësinë e ushtrisë së SHBA-së për të projektuar fuqinë dhe influencën në rajon.

Më herë Trumpi ka sugjeruar se mund të tërheqë trupat e SHBA-së nëse vendet nuk paguajnë për to, dhe gjatë mandatit të parë, ka kërkuar miliarda më shumë.