Agjentët e Shërbimit Sekret në Shtetet e Bashkuara e kanë tërhequr ish-presidentin amerikan Donald Trump nga skena në një tubim të Partisë Republikane në Pennsylvania, pasi aty u dëgjuan disa krisma.
Pamjet kanë shfaqur Trumpin duke u ulur shpejt në tokë, para se agjentët ta largonin me nxitim.
Nuk është bërë e qartë se çka ka ndodhur, por është parë edhe gjak në fytyrën e Trumpit.
Ekipi i fushatës i Trumpit ka thënë në një deklaratë për “The Guardian” se ish-presidenti është mirë dhe po trajtohet në një qendër mjekësore.
Edhe Shërbimi Sekret ka thënë se Trumpi është i sigurt. Ky institucion ka bërë të ditur se menjëherë ka nisur hetimet dhe sapo të ketë informata, ato do të bëhen publike.
“Washington Post”, duke cituar prokurorin lokal të qarkut, ka raportuar se Trumpi është prekur lehtësisht nga plumbat në këtë ngjarje. Një person në audiencë raportohet të jetëvrarë. Po ashtu është qëlluar edhe sulmuesi, sipas raportimit. Një person tjetër është në gjendje kritike.
Kandidati republikan për president ishte duke iu adresuar përkrahësve në Pennsylvania – një prej shteteve kyçe për zgjedhjet e nëntorit.
VIDEO:
CNN Live feed on what appears to be shots fired at Donald Trump pic.twitter.com/qW5UauKviZ
— Blue Georgia (@BlueATLGeorgia) July 13, 2024