Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, po synon të shtyjë Armeninë dhe Azerbajxhanin drejt nënshkrimi të një marrëveshje të shumëpritur paqeje, ka deklaruar të premten Eric Jacobs, këshilltar i lart i Byrosë Shtetërore të Burimeve Energjetike në Departamentin e Shtetit në SHBA, ka raportuar agjencia e lajmeve “Reuters”.
Gjatë fjalimit në një ngjarje për energjinë në Baku, Jacobs ka theksuar se traktati i paqes do të fillojë “një epokë të re të sigurisë dhe prosperitetit” për rajonin e Kaukazit jugor.
Armenia dhe Azerbajxhani kanë deklaruar muajin e kaluar se janë pajtuar për tekstin e marrëveshjes së paqes për të përfunduar konfliktin afër katërdekadash në mes dy vendeve për rajonin e Nagorno-Karabakh.
Luftimet për Karabakhun, i cili është pjesë e Azerbajxhanit por deri në vitin 2023 kishte një popullsi të madhe armene, filluan në fund të viteve të 80-ta, kur dy vendet ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik i cili ishte në prag të shkatërrimit.
Territori mori pavarësi de-facto nga Azerbajxhani me mbështetjen e Armenisë përmes disa luftërave, por në shtator të 2023-tës territori u rimor nga Azerbajxhani, përmes një ofensive që detyroj pothuajse të gjithë, 100,000 armenët etnikë, të largohen nga aty.
Që nga atëherë të dy vendet kanë deklaruar se duan një marrëveshje për paqe, por bisedimet nuk kanë qenë të rregullta dhe progresi ka qenë i ngadaltë deri muajin e kaluar.
Marrëveshja e paqes nuk pritet të nënshkruhet menjëherë pasi Azerbajxhani po kërkon që në fillim Armenia duhet të ndryshoj Kushtetutën për të larguar atë që Baku e quan si referencë e pavarësisë së Karabakhut.
Që kur janë pajtuar për draftin, të dyja Armenia dhe Azerbajxhani po ashtu kanë akuzuar njëra-tjetrën për sulme në pozicionet rreth kufirit të militarizuar rëndë. Nuk është raportuar për viktima në këto incidente.