Kandidati republikan për president, Donald Trump, ka thënë se nuk do të ketë tjetër debat presidencial me kundërshtaren demokrate Kamala Harris, sepse beson se nuk ka “asgjë për të diskutuar” dhe se votimi i parakohshëm tashmë ka filluar.
Harrisi propozoi debat të dytë të organizuar nga CNN më 23 tetor.
Ish-presidenti republikan dhe zëvendespresidentja demokrate, që janë në garë të ngushtë për Shtëpinë e Bardhë, janë përballur vetëm një herë në debat në shtator dhe pavarësisht sugjerimeve nga disa media, nuk do të ketë tjetër debat.
“Është shumë vonë, votimi (i hershëm) tashmë ka filluar - nuk do të ketë përballje tjetër”, ka shkruar Trumpi në platformën e tij të mediave sociale “Truth”.
“Kamala e bëri të qartë dje se nuk do të bënte asgjë ndryshe nga Joe Bideni, kështu që nuk kemi asgjë për të diskutuar”, shtoi Trump.
Harris më parë sfidoi Trumpin në një debat të organizuar nga CNN më 23 tetor, por ish-presidenti nuk pranoi.
Kandidatja demokrate mori mesazhe pozitive pas debatit të parë dhe shprehur interes edhe për një debat të tjetër – por duket se nuk do të realizohet kurrë.