Në prag të kthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trumpi ka premtuar se do të lëvizë "me shpejtësi dhe forcë historike" për të nënshkruar një valë urdhrash ekzekutivë.
Republikani premtoi të vepronte në mënyrë të njëanshme për një sërë çështjesh, duke përdorur kompetencat e tij presidenciale për të nisur operacionet e dëbimit masiv, për të shkurtuar rregulloret mjedisore dhe për t'i dhënë fund programeve të diversitetit, raporton BBC.
Trumpi pritet të nënshkruajë sot më shumë se 200 veprime ekzekutive. Kjo do të përfshinte urdhra ekzekutivë, të cilët janë ligjërisht të detyrueshëm, dhe direktiva të tjera presidenciale si shpalljet, të cilat zakonisht nuk janë.
Presidenti i ardhshëm ka premtuar urdhra ekzekutivë që do të rrisin programet e inteligjencës artificiale, do të formojnë Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë (Doge), do të vënë në dispozicion të dhënat në lidhje me vrasjen e John F Kennedy në vitin 1963, do të drejtojnë ushtrinë të krijojë një mburojë mbrojtëse raketore "Iron Dome" dhe eliminimi i politikave të diversitetit, barazisë dhe përfshirjes (DEI) nga ushtria.
Ai gjithashtu u ka thënë mbështetësve se do të ndalonte gratë transgjinore të konkurronin në kategoritë e sporteve për gra dhe do t'ua kthente kontrollin e arsimit shteteve të Amerikës.
Trumpi pritet gjithashtu të trajtojë emigracionin, por ekspertët thonë se premtimi i tij për të dëbuar miliona emigrantë pa dokumente do të përballet me pengesa të mëdha logjistike dhe mund të kushtojë dhjetëra ose qindra miliarda dollarë.
Trump planifikon gjithashtu të falë njerëzit e dënuar për pjesëmarrje në trazirat e 6 janarit të vitit 2021 në Kapitol.