Presidenti amerikan, Donald Trump, ka folur të premten rreth tarifave të reja që ka premtuar se do t’i vendos ndaj vendeve në mbarë globin më datë 2 prill, duke shfaqur indikacione se mund të tregojë fleksibilitet për disa prej tyre, shkruan The Guardian
Në atë datë, presidenti ka urdhëruar tarifa “reciproke” ndaj të gjithë partnerëve tregtarë të SHBA-së në mbarë globin, të cilat do të jenë të barabarta me çfarëdo mase të vendosur nga vendet e tjera për mallrat amerikane. Përjashtimet nga tarifat 25% që ai pati vendosur Kanadasë dhe Meksikës do të përfundojnë gjithashtu atë ditë.
Sipas të gjitha gjasave, data 2 prill pritet të jetë një riorganizim i madh i marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me partnerët e saj tregtarë, teksa pritet të ketë implikime edhe për ekonominë amerikane.
“Njerëzit po vijnë tek unë dhe po më flasin rreth tarifave, dhe shumë njerëz po më pyesin se a do të ketë përjashtime. Nëse ka përjashtime për një vend, pastaj duhet të ketë përjashtime për të gjithë”, ka thënë Trump.
“Fjala fleksibilitet është fjalë e rëndësishme. Ndonjëherë kërkohet fleksibilitet, prandaj do të ketë fleksibilitet”, ka shtuar ai.