Botë

Trumpi pranon të dalë në debat me Harrisin

Harris - Trump

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se e ka pranuar ofertën e televizionit “Fox News” për mbajtjen e një debati me kandidaten demokrate për presidente, Kamala Harris, më 4 shtator.

I nominuari i republikanëve për president ka shtuar se më nuk do të marrë pjesë në debatin që e pati pranuar më herët para se Joe Bideni të hiqte dorë nga gara për t’u rizgjedhur.

Trumpi ka thënë se debati do të mbahet në Pennsylvania me audiencë. Nuk dihet ende nëse nënpresidentja Harris e ka pranuar ftesën nga “Fox Neës”, raportoi CNN.

“Jam pajtuar me FoxNewsin për të debatuar me Kamala Harrisin të mërkurën, 4 shtator. Debati ishte aranzhuar më herët kundër Joe Bidenit të përgjumur në ABC, por është anuluar sepse Bideni nuk është më pjesëmarrës”, ka thënë ai.

Pasi Bideni u tërhoq nga gara presidenciale më 21 korrik dhe e mbështeti Harrisin, Trumpi pati thënë se nuk do të debatonte me të, sepse ajo nuk ishte kandidate zyrtare.