Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka minimizuar mundësinë që aplikacionit i mediave sociale TikTok të përdoret nga qeveria kineze për të spiunuar përdoruesit.
Trumpi ka deklaruar se aplikacioni do të "qëndrojë" në SHBA dhe se produktet e tjera të prodhuara në Kinë mund të përdoren po aq lehtë për spiunim, raporton BBC.
"Ju mund ta thoni këtë për gjithçka që prodhohet në Kinë", ka deklaruar ai në një intervistë për Fox News të mërkurën.
Ndërkohë, të mërkurën Trumpi ka urdhëruar vendosjen e 1,500 trupave tokësore në kufirin jugor, së bashku me mbështetjen e avionëve, si pjesë e goditjeje ndaj "të huajve të paligjshëm".
Trupat nuk do të përfshihen në "zbatimin e ligjit", sipas një zyrtari të lartë ushtarak. Ato fillimisht do të përdoren për të ndërtuar barriera fizike dhe "misione të tjera kufitare"
Departamenti amerikan i Shtetit ka vendosur që të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA të pezullohen, pas një urdhri të veçantë, një nga disa të nënshkruara nga Trump në ditët e para të presidencës së tij.