Botë

Trumpi llogarit në votuesit arabo-amerikanë dhe myslimanë

Donald Trump

Foto: Associated Press

Kandidati republikan për president të SHBA-së, ka thënë të shtunën se ai beson se votuesit arabo-amerikanë dhe myslimanë mund t'i "kthejnë zgjedhjet" në një mënyrë ose në një tjetër.

Në një tubim në Novi të Michigan, të shtunën mbrëma, ish-presidentit iu bashkuan në skenë një numër i liderëve të komunitetit arabo-amerikanë dhe myslimanë, të cilët i dhanë mbështetjen e tyre, raporton BBC.

Michingan është shtëpia e lëvizjes ”Të paangazhuarit”, e cila nuk e mbështet Trumpin, por megjithatë ka refuzuar të mbështesë Harrisin për atë që ata e shohin si dështim për të marrë një qëndrim më të vendosur kundër Izraelit gjatë luftës në Gaza.

LEXO EDHE: