Botë

Trumpi ka imunitet për veprimet e kryera gjatë detyrës zyrtare, vendos Gjykata e Lartë e SHBA-së

Donald Trump

Donald Trump

Foto: Associated Press

Gjykata e Lartë e SHBA-së për herë të parë të hënën tha se ish-presidentët kanë imunitet nga ndjekja penale për veprime të caktuara të ndërmarra në detyrë, pasi hodhi poshtë një vendim gjyqësor që refuzonte kërkesën e Donald Trumpit për të mbrojtur veten nga akuzat penale që përfshijnë përpjekjet e tij për të zhbërë humbjen e tij të zgjedhjeve në vitin 2020. 

Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë të SHBA-së e kanë kthyer çështjen e imunitetit të Trumpit në një gjykatë më të ulët në Washington, duke zbehur mundësinë e një gjyqi parazgjedhor.

Në një vendim historik 6-3, gjyqtarët thanë për herë të parë të hënën se ish-presidentët mund të mbrohen nga ndjekja penale për të paktën disa nga veprime që bëjnë në Zyrën Ovale.

Por në vend që ta bënin vetë, gjyqtarët urdhëruan gjykatat më të ulëta që të kuptonin saktësisht se si të zbatonin vendimin në rastin e Trumpit.

Vendimi shënon herën e parë që Gjykata e Lartë deklaron se ish-presidentët mund të mbrohen nga akuzat penale në çdo rast.

Shefi i drejtësisë, John Roberts njoftoi vendimin historik në emër të shumicës konservatore të gjykatës me gjashtë gjyqtarë. Tre gjyqtarët liberalë të gjykatës kundërshtuan.

Vendimi erdhi pas apelit të Trumpit për një vendim të gjykatës më të ulët që refuzonte kërkesën e tij për imunitet. Gjykata vendosi për çështjen në ditën e fundit të afatit të saj.

Trump është kandidati republikan që sfidon presidentin demokrat, Joe Biden në zgjedhjet e 5 nëntorit në SHBA në një rimeç të katër viteve më parë.

Trumpi, 78 vjeç, është ish-presidenti i parë i SHBA që ndiqet penalisht si dhe ish-presidenti i parë i dënuar për një krim.