Donald Trump i ka dhënë post Massad Boulos, që është vjehrri i vajzës së tij, Tiffany Trump. CNN ka raportuar të dielën se miliarderi Boulos do të shërbejë si këshilltar i lartë për çështje arabe dhe të Lindjes së Mesme në periudhën kur Trump do ta marrë detyrën e kreut të Shtëpisë së bardhë.
Boulus ishte përfshirë shumë në fushatën e presidentit të zgjedhur, derisa Trump s'e ka komentuar lidhjen familjare me të.
“Massad është avokat i kompletuar dhe një udhëheqës shumë i respektuar në botën e biznesit, me përvojë të gjerë në skenën ndërkombëtare”, ka shkruar Trump në rrjetin e tij social, Truth Social.
Trump e cilësoi atë si avokat të fortë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Të shtunën, Trump emëroi Charles Kushnerin si ambasador të ardhshëm të SHBA-së në Francë. Ai është babai i Jared Kushner, dhëndrit të Trumpit.