Botë

Trumpi i dëshiron tri debate presidenciale me Harrisin

Donald Trump

Donald Trump

Foto: Associated Press

Ish-presidenti i SHBA-së, republikani Donald Trump ka thënë se ka pranuar tri debate presidenciale me kundërkandidaten e tij Kamala Harris, në transmetuesit kryesorë amerikanë, duke filluar me Fox News më 4 shtator, raporton “BBC”. Ai gjithashtu ka përmendur edhe debatin në ABC më 10 shtator dhe eventin e 25 shtatorit në NBC. 

Sipas Trumpit, transmetuesit kanë pranuar dhe se po e presin konfirmimin nga kundërkandidatja demokrate Kamala Harris.

E Harris ka pranuar për debat presidencial me Trumpin më 10 shtator në ABC, siç ka njoftuar tramsmetuesi.

Nuk janë përmendur detajet e vendndodhjes ose nëse do të ketë audiencë. Kandidati republikan ka konfirmuar po ashtu se do të realizojë intervistën me Elon Muskun të hënën