Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të negociojë një marrëveshje bërthamore me Iranin dhe i ka dërguar letër udhëheqësisë iraniane me shpresën për të folur.
“Kam thënë se shpresoj që do të negocioni, sepse do të jetë shumë më mirë për Iranin”, ka thënë Trump në një intervistë për “Fox Business Network”.
“Mendoj se ata duan ta marrin atë letër. Alternative tjetër është se duhet të bëjmë diçka, sepse nuk mund të lësh armë bërthamore”.
Letra duket se i është adresuar liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei.