Botë

Trumpi flet për mundësinë e rimarrjes së territorit të pushtuar ukrainas

Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se SHBA-ja do të shohë nëse Ukraina mund të rimarrë pjesë të caktuara të territorit që Rusia i ka pushtuar që nga fillimi i luftës, veçanërisht në “bregdet” si pjesë e negociatave më të gjera të paqes.

“Po, janë shumë zona që janë marrë, po kemi folur rreth saj, pjesë e madhe e bregdetit është marrë, dhe ne do të flasim rreth saj, dhe do të shohim nëse mund ta marrim përsëri, ose të rimarrim pjesë të mëdha të saj për Ukrainën, nëse është e mundur, do të shohim rreth saj”, ka deklaruar Trumpi.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se britanikët “nuk kanë shumë nevojë për ndihmë” kur është pyetur nëse SHBA-ja do t’i ndihmonte ata nëse sulmohen nga Rusia derisa do të garantonin paqen në Ukrainës.

“E dini, unë gjithmonë kam menduar për britanikët se ata nuk kanë shumë nevojë për ndihmë”, ka deklaruar Trumpi në Zyrën Ovale gjatë takimit me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Keir Starmer, në Shtëpinë e Bardhë.

“Ata mund t’i dalin zot vetës shumë mirë”, ka shtuar Trumpi.

“Duket si e paqartë, por nuk është e paqartë, e dini, britanikët kanë qenë ushtarë të jashtëzakonshëm, ushtri e jashtëzakonshme, dhe ata mund ti dalin zot vetës”, ka shtuar ai.

Trumpi ka folur edhe për shpenzimet e NATO-s.

“Katastrofa në Ukrainë na tregon saktësisht pse është e rëndësishme për Mbretërinë e Bashkuar dhe partnerët e tjerë të NATO-s të bëjnë investime të mëdha në kapacitetet mbrojtëse, në shumë raste 4% apo 5% të BPV, do të ishte e përshtatshme”, ka deklaruar presidenti amerikan.


Trumpi nuk e dinë çfarë është AUKUS-i

Në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nuk e ka ditur se çfarë është marrëveshja AUKUS.

AUKUS është një pakt ushtarak në mes Australisë, Britanisë dhe SHBA-së, i fokusuar me të madhe në furnizimin me nëndetëse bërthamore për Australinë. Ajo ishte arritur në vitin 2021, kur Joe Biden ishte president.

I pyetur nëse do të diskutonte rreth AUKUS-it me Starmerin, Trumpi është përgjigjur me “çfarë do të thotë ajo?”.

Pasi iu shpjegua, ai tha se “do të diskutohet”.

Lexo përditësimet tjera
Keir Starmer dhe Donald Trump

Trumpi takon Starmerin