Botë

Trumpi e Netanyahu flasin për “vizionin” e tyre në Gaza

Benjamin Netanyahu dhe Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kanë biseduar të hënën mbi situatën në Gaza, ku lideri i Izraelit u shpreh se Trump është partner i mirë për procesin e lirimit të pengjeve.

Trump ka deklaruar se po përpiqet të nxjerrë sa më shumë pengje në Gaza, derisa shtoi se SHBA-ja po shqyrton për një armëpushim tjetër, raportoi BBC-ja.

Ai u shpreh se edhe Netanyahu po punon shumë për shkëmbimin e pengjeve, por se mbetet të shihet çka do të ndodhë.

Presidenti Trump kishte propozuar që palestinezët të largoheshin nga Rripi i Gazës, duke i hapur rrugën SHBA-së për të marrë kontrollin e territorit dhe për ta zhvilluar atë ekonomikisht.

Sipas tij, kombësi të ndryshme mund të jetojnë atje në paqe.

Trumpi ka deklaruar se ka raporte të mira me presidentin turk, Reccep Tayyip Erdogan, që shtoi se ai ka luajtur rol konstruktiv në stabilizimin e Sirisë.