Botë

Trumpi do ta konsiderojë që t’i japë një rol në Shtëpinë e Bardhë Elon Muskut

Elon Musk & Donald Trump

Donald Trump ka paraqitur një opsion të tij që miliarderi Elon Musk të ketë një rol nëse ai e vjen në krye të Shtëpisë së Bardhë sërish, sipas një raporti të Wall Street Journal.

Dy burrat, që një kohë kishin marrëdhënie të tensionuar, kanë pasur disa telefonata në muaj që nga marsi, teksa Trumpi shikon për donatorë të fortë në gjyq e Musku kërkon një bazë për idetë e tij të politikave, ka raportuar gazeta duke cituar disa burime.

Musk dhe Trump u lidhën në mars dhe nga atëherë kanë diskutuar për çështje politike, përfshirë imigrimin, për të cilën Musk është bërë i zëshëm në muajt e fundit.

“Amerika do të bjerë nëse përpiqet ta thithë botën”, pati thënë Musk.

Musk ka thënë se nuk do të dhurojë në fushatat e asnjërit kandidat presidencial këto zgjedhje, por raportohet se i ka thënë Trumpit se planifikon të jetë nikoqir i tubimeve për të bindur aleatët e pasur dhe të fuqishëm që të mos e mbështesin Joe Bidenin.

Pavarësisht përplasjeve të tyre pak vite më parë, tani duket se marrëdhëniet janë zbutur.

Në mars Trumpi në një intervistë tha: “Jam shoqëruar me të përgjatë viteve. E kam ndihmuar kur isha president. Më pëlqente”.

Si pronar i Teslas dhe SpaceX, Musk ka përfituar nga politikat qeveritare dhe kontratat, përfshirë ato të raketave dhe çështjen e tatimeve për veturat elektrike.

Trumpi ka thënë se ai dhe Musk “qartë kanë pikëpamje ndryshme në një çështje të vogël të quajtur vetura elektrike”.