Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, gjatë takimit me kryeministrin irlandez, Micheal Martin, në Shtëpinë e Bardhë, e ka akuzuar Irlandën për vjedhje të industrisë farmaceutike të SHBA-së dhe taksat që ata është dashur t’i paguajnë atje, ka raportuar “The Guardian”.
“Irlandezët janë të mençur, njerëz të mençur. Dhe ju morët kompanitë tona farmaceutike dhe kompani të tjera ... taksim i duhur, dhe ky ishull i bukur i pesë milionë banorëve, ka marrë të gjithë industrinë farmaceutike të SHBA-së”, ka shtuar ai.
Irlanda eksporton me shumë në SHBA sesa importon nga atje.
Suficiti tregtar i Irlandës me SHBA-në është kryesisht rezultat i prodhimit të kompanive farmaceutike amerikane si Pfizer, Boston Scientific dhe Lilly në Irlandë.
Trumpi ju ka thënë reporterëve në Zyrën Ovale se ai do t’ia kthej pasurinë që i takon vendit. Ai ka thënë se do t’u lejonte kompanive farmaceutike të vendosen në Irlandë dekada më herët, por do ta kishte bërë të pamundur tregtimin.
“Kur kompanitë farmaceutike filluan të shkojnë në Irlandë, unë do t’i thosha në rregull. Nëse doni të shkoni në Irlandë, mendoj se është shumë mirë, por nëse doni të shisni diçka në SHBA, unë do të vendosë 200% tarifa ndaj juve që ju të mos mund të shisni asgjë në SHBA”, ka deklaruar Trumpi.
Po ashtu ai ka shtuar se “Bashkimi Evropian ishte krijuar për të marrë avantazh ndaj SHBA-së”, dhe se Irlanda nuk përbën përjashtim nga kjo, duke shtuar se ka respekt ndaj Irlandës dhe se ata kanë bërë atë që është dashur të bëjnë, por se SHBA-ja nuk është dashur ta lë ta bëjë.
Kompanitë amerikane farmaceutike prodhojnë barnat në Irlandë dhe i shesin në SHBA, por ata paguajnë taksa në fitim në Irlandë dhe jo në SHBA, gjë që ka e zemëruar Trumpin dhe sekretarin e tij të tregtisë Howard Lutnick.
Irlanda shet në SHBA rreth 72 miliardë euro produkte në vit.