Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka emëruar dy republikanë për t’i drejtuar agjencitë rregullatore që mbikëqyrin energjinë bërthamore, gazin natyror dhe infrastrukturën tjetër energjetike, raporton agjencia “AP”.
David Wright është emëruar kryetar i Komisionit Rregullator Bërthamor (NRC), ndërsa Mark Christie do ta drejtojë Komisionin Rregullator Federal të Energjisë (FERC).
NRC mbikëqyr centralet bërthamore komerciale dhe përdorimet tjera të materialeve bërthamore. FERC mbikëqyr transmisionin ndërshtetëror të energjisë elektrike, gazit natyror dhe naftës. Po ashtu shqyrton propozimet për ndërtimin e terminaleve të gazit natyror, që është prioritet i Trumpit.
Të dy janë agjenci të pavarura, por anëtarët emërohen nga presidenti dhe konfirmohen nga Senati.
Wright zëvendëson Christopher Hansonin dhe Christie zëvendëson Willie Phillipisin.