Botë

Trump: Zelensky po i bën më të vështira bisedimet për paqe

Trump Zelensky

Foto: Arkiv

Foto: Associated Press

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump të mërkurën ka deklaruar se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky po i bën më të vështira bisedimet rreth paqes, pas deklaratave të presidentit ukrainas se vendi i tij nuk do ta njohë pushtimin rus të Krimesë, ka raportuar agjencia e lajmeve “Reuters”. 

“Kjo deklaratë është shumë e dëmshme për negociatat për paqe me Rusinë”, ka shkruar Trump në një postim në rrjetet sociale. Ai ka theksuar se Krimea është humbur shumë vjet më parë “dhe madje nuk është as pikë e diskutimit”. 

Zelensky të martën kishte deklaruar se Ukraina nuk do të njohë pushtimin rus të Krimesë. “Nuk ka asgjë për të biseduar këtu. Është kundër kushtetutës sonë”. 

“Askush nuk po kërkon nga Zelensky të njohë Krimenë si territor rus, por nëse ai e dëshiron Krimenë, pse nuk luftuan 11 vjet më herët kur i ishte dhënë Rusisë pa u shkrepur asnjë plumb?”, ka shkruar Trump në rrjetin e tij social “TruthSocial”. 

Trumpi e ka qortuar liderin ukrainas dhe tha se ai po mundohet t’i ndalojë vrasjet në vendin e tij dhe se ata janë “shumë afër një marrëveshjeje” për përfundimin e luftës. 

“Janë deklaratat nxitëse si të Zelenskyt që e bëjnë të vështirë të përfundosh këtë luftë. Ai nuk ka asgjë për t’u mburrur”, ka shtuar Trump.