Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se këngëtarja Taylor Swift do ta paguajë çmimin pasi u deklarua publikisht në mbështetje të kandidates demokrate Kamala Harris, shkruan The Guardian.
Swift në Instagram të mërkurën pas debatit presidencial u shpreh se do ta mbështesë Harrisin përballë Trumpit.
Por Trumpi ka deklaruar se 34-vjeçarja do ta paguajë çmimin për këtë në tregun e muzikës.
“Ajo (Taylor Swift) është person shumë liberal, gjithmonë duket se mbështet një demokrat dhe ndoshta do të paguajë çmimin për këtë në treg”, ka thënë ai.
Në një intervistë për “Fox News”, Trumpi u shpreh i bindur se e ka fituar debatin presidencial kundër Harrisit.
Debati u mbajt nga CNN-ja dhe ABC News.
Kandidati republikan gjithashtu sulmoi ABC News, duke thënë se e korrigjonin vazhdimisht, por “nuk e korrigjonin Harrisin që thoshte plot gënjeshtra”.