Botë

Trump: S’ka më debate

Donald Trump & Kamala Harris

Donald Trump & Kamala Harris

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se më nuk do të marrë pjesë në debate presidenciale para zgjedhjeve të 5 nëntorit.

Kandidati i Partisë Republikane shpalosi qëndrimin dy ditë pasi debatoi për herë të parë me kandidatet e Partisë Demokratike, Kamala Harris.

Në një shkrim në rrjetin e tij social “Truth”, Trumpi ka thënë se sipas sondazheve ai ka fituar bindshëm debatin ndaj Harrisit. Megjithatë, sondazhet e mediumeve më kredibile e kanë nxjerrë fituese Harrisin.

Teksa ka shkruar për kërkesën e Harrisit që të ketë debat prapë, Trumpi ka thënë se kur dikush humb një betejë, menjëherë do të thotë “dua rimeç”.

Ish-presidenti ka thënë se të gjitha “problemet e shkaktuara nga Kamala dhe Joe Bieni” ishin “diskutuar në detaje” në debatin e parë mes tij dhe Bidenit n ëqershor dhe në të dytin ndaj Harrisit.

“S’do të ketë debat të tretë”, ka përfunduar ai postimin me shkronja të mëdha.