Botë

Trump pretendon se Harris e përdori Inteligjencën Artificiale në foton e tubimit në Michigan

Pritja per Kamala Harrisin ne aeroportin e Michiganit

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka pretenduar se turma e personave që ishin mbledhur për ta parë kandidaten demokrate për presidente Kamala Harris të fliste në Michigan javën e kaluar “nuk ekzistonte” dhe se fotografia ishte bërë me Inteligjencë Artificiale, raporton “BBC”.

Fotoja në fjalë paraqet një numër të madh të personave në një tubim zgjedhor në Detroit. 

Trump në platformën e tij “Truth Social” ka thënë se fotoja ishte “false dhe asnjë s’po e priste atë”. 

Mirëpo, në shumë foto tjera dhe video, disa edhe të bëra nga njerëzit por edhe nëpër lajme në televizione e edhe në fotot e agjencive të ndryshme, shihet numër i madh i personave të mbledhur në ngjarjen e mbajtur në aeroportin “Detroit Metropolitan”.