Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se po pret që Kina të telefonojë për të filluar negociatat tregtare.
Në një postim në Truth Social, Trumpi ka thënë se ka pasur një “telefonatë të shkëlqyer” me udhëheqësin në detyrë të Koresë së Jugut.
“Sapo pata një telefonatë fantastike me presidentin në detyrë të Koresë së Jugut. Ne folëm për tepricat e tyre të jashtëzakonshme dhe të paqëndrueshme, tarifat, ndërtimin e anijeve, blerjen në shkallë të gjerë të gazit të SHBA-së, sipërmarrjen e tyre të përbashkët në një tubacion në Alaskë dhe pagesën për Mbrojtjen Ushtarake të madhe që i ofrojmë Koresë së Jugut”, ka shkruar Trump.
“Kina gjithashtu dëshiron të bëjë një marrëveshje, por ata nuk dinë si ta fillojnë atë. Ne presim thirrjen e tyre. Do të ndodhë! Zoti e bekoftë SHBA-në”, ka shtuar Trumpi.
Të hënën, Trumpi ka kërcënuar Kinën me tarifa prej 50% nëse Pekini nuk heq dorë nga tarifat e reja hakmarrëse prej 34% kundër SHBA-së deri të martën.
LEXO EDHE: