Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trump pas vendimit të Britanisë: Unë s’do t’i kisha liruar të dyshuarit për komplot me bombë

Donald Trump

Foto: Associated Press

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë të hënën mbrëma se nuk pajtohet me vendimin për lirimin me kusht të pesë burrave të arrestuar në bazë të ligjeve kundër terrorizmit pranë një baze ajrore amerikane në Angli.

Trumpi u ka thënë gazetarëe se ishte “i befasuar” që pesë të rinjtë britanikë, të arrestuar të dielën nën dyshimet për eksplozivë dhe vepra terroriste pranë bazës, janë liruar me kusht.

“Jam i befasuar që i liruan. Unë nuk do ta kisha bërë këtë”, ka thënë Trumpi në Zyrën Ovale. “Ne nuk do t’i kishim liruar”, ka shtuar ai.

Baza RAF Fairford, në pronësi të Mbretërisë së Bashkuar, është përdorur nga bombarduesit amerikanë gjatë dekadave të konflikteve në Lindjen e Mesme, përfshirë luftën e këtij viti me Iranin.

Të dyshuarit e arrestuar mëngjesin e së dielës, janë liruar të hënën, ndërsa hetuesit kundër terrorizmit thanë se po shqyrtonin “linja të shumta hetimi”, përfshirë mundësinë nëse kishte ndonjë lidhje me Iranin.

Edhe Rubio thotë se një aktor i huaj qëndron pas komplotit me bombë në RAF Fairford Botë Rubio thotë se një aktor i huaj qëndron pas komplotit me bombë në RAF Fairford

“Unë e di përgjigjen”, ka thënë Trumpi kur është pyetur nëse kishte një lidhje me Iranin. 

“Mund të jem shumë specifik, por preferoj të mos e them”, ka shtuar ai.

Ndërkohë sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se beson fuqishëm që një aktor i huaj qëndron pas komplotit.  

Hetuesit nuk kanë arritur ende në një përfundim nëse incidenti ishte i mbështetur nga ndonjë shtet.

Edhe Britania beson se Irani qëndron pas komplotit me bombë në bazën RAF Fairford Botë Britania beson se Irani qëndron pas komplotit me bombë në bazën RAF Fairford

Ata po shqyrtojnë një lidhje të mundshme me Iranin, Rusinë ose grupe militante që nuk gëzojnë mbështetje shtetërore. Por Irani e ka mohuar lidhjen. 

Pesë të dyshuarit, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur, fillimisht u ndaluan për shkelje të dyshuara lidhur me eksplozivët dhe më pas u arrestuan me dyshimin për përgatitjen e një akti terrorist. Policia bëri të ditur se të gjithë burrat janë shtetas britanikë nga Londra dhe janë në të njëzetat e tyre.

Lexo përditësimet tjera
Marco Rubio

Rubio thotë se një aktor i huaj qëndron pas komplotit me bombë në RAF Fairford

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar prerazi se një aktor i huaj është i...