Ish-presidenti republikan i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka folur rreth sulmit të së shtunës, gjatë rrugës së tij për Konventën Kombëtare Republikane.
Trumpi ka thënë se supozohej të ketë vdekur, teksa atentatin ndaj tij e ka quajtur “përvojë surreale”.
"Unë nuk supozohet të jem këtu, supozohet të kem vdekur”, ka thënë Trumpi, teksa mbante një fashë të bardhë në veshin e tij të djathtë.

Ai do të jetë në Milwaukee të hënën për t’i bërë përgatitjet përfundimtare për nominimin presidencial.
"Ky është një shans për të bashkuar të gjithë vendin, madje edhe të gjithë botën. Fjalimi do të jetë shumë ndryshe nga sa do të kishte qenë dy ditë më parë”, ka thënë Trumpi për Washington Examiner.