Botë

Trump e Zelensky takohen në Vatikan

Trump, Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është takuar me presidentin amerikan, Donald Trump, në Vatikan, ku të dy liderët po merrnin pjesë në funeralin e Papa Françeskut, ka konfirmuar një zëdhënës i presidentit ukrainas për Reuters. Takimi u zhvillua në bazilikën e Shën Pjetrit.

Takimi u mbajt në një kohë kritike të negociatave që kanë për qëllim t’i japin fund luftimeve mes Ukrainës dhe Rusisë, teksa detaje të tjera rreth takimit nuk janë bërë publike.

Presidenti amerikan është duke iu bërë presion të dyja palëve që të pajtohen për një armëpushim, tek ka shtuar të premten se bisedimet ndërmjet të dërguarit të tij, Steve Witkoff, dhe lidershipit rus kishin qenë produktive. 

Takimi në Vatikan është i pari që prej përplasjes që ndodhi në Zyrën Ovale mes Trumpit dhe Zelenskyt, në fund të muajit shkurt. Pas përplasjes, SHBA-ja i kishte pezulluar përkohësisht ndihmat ushtarake dhe ndarjen e inteligjencës për Ukrainën, megjithëse ky vendim ishte ndryshuar më vonë.
 
Trumpi nis të dyshojë në Putinin

1 o. më parë / 26 pri 2025 16:46
Trump-Zelensky

Photo: Associated Press

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka nisur të dyshojë nëse presidenti rus, Vladimir Putin, po dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë.

Qëndrimin e ri, Trump e dha të shtunën pak pas takimit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Vatikan.

Në një shkrim në rrjetin social “Truth”, Trumpi ka thënë se “nuk ka asnjë arsye” për hedhjen e raketave ruse mbi zonat e civilëve.

“Më bën të mendoj se ndoshta ai nuk e do fundin e luftës”, ka shtuar Trumpi duke e lënë të hapur mundësinë për shtimin e sanksioneve ndaj Rusisë.

“Shumë njerëz janë duke vdekur”, ka përfunduar Trumpi.

E shtuna shënoi takimin e parë sy më sy mes Trumpit dhe Zelenskyt që nga takimi i dështuar në shkurt në Shtëpinë e Bardhë, kur presidenti amerikan e përzuri Zelenskyn për shkak të “mosmirënjohjes” për përkrahjen amerikane. Pas këtij takimi, SHBA-ja ndërpreu furnizimin ushtarak për Ukrainën, ndërsa Trumpi në disa raste pati fajësuar Zelenskyn për nisjen e luftës.

Zelensky: Takimi me Trumpin ka potencial të jetë historik

4 o. më parë / 26 pri 2025 13:41
Zelensky: Takimi me Trumpin ka potencial të jetë historik

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar të shtunën se takimi “shumë simbolik” me presidentin amerikan, Donald Trump, në Vatikan ka “potencial të jetë historik, nëse arrihen rezultate të përbashkëta”.

“Shpresojmë për rezultate në gjithçka që kemi diskutuar. Mbrojtja e jetëve të njerëzve tanë. Armëpushim i plotë dhe pa kushte. Paqe e besueshme dhe e qëndrueshme që do të parandalojë një luftë të re”, ka shkruar Zelensky në rrjetin social X.

Ai e ka përfunduar postimin e tij duke e falënderuar presidentin amerikan.