Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, ka mbajtur fjalimin lamtumirës të dielën, si lider i Partisë Liberale, të dielën.
Ai foli për punën e tij gati dhjetëvjeçarë si udhëheqës i kanadezëve, duke thënë se ndihet shumë krenar për kohën e tij sa ishte lider, derisa tha se puna e tij ishte plot me suksese dhe të arritura, ka raportuar Eur
Trudeau paralajmëroi po ashtu për krizën dhe kërcënimin ekonomik amerikan që administrata Trump vendosi ditë më parë t'ia rriste tarifat.
Ai dha dorëheqje më 6 janar, pas disa problemeve të brendshme që bënë të binte popullariteti i tij. Ekonomia në rënia dhe drejtimi i vendit e renditen ulët atë, duke bërë që të merrte vendimin për largim.
Partia Liberale do ta zëvendësojë politikanin 53-vjeçar me ish-guvernatorin e Bankës Qendrore, Mark Carney, si lider i ri i partisë dhe kryeministër i ardhshëm.